Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose të ndërpresin një sërë aktivitetesh publike në disa shtete, për shkak të rrezikut për shëndetin e qytetarëve. Edhe në Washington DC, ku po zhvilloheshin aktivitetet për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, një panair i madh u mbyll përkohësisht pasi disa pjesëmarrës pësuan probleme shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta. Sipas mediave amerikane, disa persona u transportuan me autoambulancë për të marrë trajtim mjekësor. Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se më shumë se 165 milionë banorë u përballën me temperatura shumë të larta në rajonet e Bregut Lindor dhe Midëest-it, ndërsa në disa zona u regjistruan vlera pranë rekordeve historike. Kushtet e motit...
Burimi:
opinion.al