Vapa e vazhdueshme çon Hungarinë të përballet me një krizë energjetike të paprecedent

Vapa e vazhdueshme çon Hungarinë të përballet me një krizë energjetike të paprecedent

Rënia e nivelit të lumit Danub do të çojë me shumë gjasa në mbylljen e plotë të centralit bërthamor të Paksit për herë të parë në 44 vjetFotografi: Daniel Alfoldi/ZUMA/picture alliance Për shkak të vapës së vazhdueshme Hungaria do të ndërpresë punën e centralit bërthamor të Paksit, i cili prodhon thuajse gjysmën e energjisë elektrike të vendit. Sipas fjalëve të kryeministrit Peter Magyar, popullsia e Hungarisë po përballet me një “krizë energjetike të paprecedentë”. Ai tha se kjo situatë mund të kapërcehet me sukses vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithëve. Ai paralajmëroi se centrali bërthamor i Paksit nuk do të prodhojë më fare energji elektrike, pasi niveli i Danubit, uji i të cilit përdoret për ftohjen e centralit bërthamor, ra në një minimum rekord, “Përpara...