Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
Rreth 550 migrantë janë ndaluar ose shpëtuar nga autoritetet greke gjatë 48 orëve të fundit në jug të ishullit të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, në një nga valët më të mëdha të mbërritjeve të kohëve të fundit në këtë rajon të Mesdheut. Sipas Rojës Bregdetare Greke, operacionet u zhvilluan në disa zona detare pas sinjalizimeve për mjete lundruese të mbingarkuara që po transportonin emigrantë drejt brigjeve greke. Autoritetet bëjnë të ditur se fluksi i varkave që nisen nga Libia drejt Kretës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit. Operacioni më i madh i shpëtimit u realizua në jug të Kretës, ku gati 200 persona, mes tyre 42 fëmijë të mitur, u nxorën nga një anije peshkimi dhe u transportuan në mënyrë të...
Burimi:
top-channel.tv