Valë ekstreme të nxehti në Evropë! Kupola termike dhe “El Niño” sjellin temperatura përvëluese

Valë ekstreme të nxehti në Evropë! Kupola termike dhe “El Niño” sjellin temperatura përvëluese

Një valë shumë e fortë e nxehtësisë do të prekë pjesën më të madhe të Evropës perëndimore dhe qendrore në ditët në vijim, në atë që njihet edhe si fenomeni “El Nino”. Në vende si Franca, Gjermania, Anglia, Austria dhe Spanja, temperaturat shumë të larta tashmë po regjistrohen, ndërsa zhiva mund të kalojë 40 gradë në Francë dhe të arrijë 32 deri në 33 gradë edhe në Britaninë e Madhe. Këto janë vlera veçanërisht ekstreme për këto rajone. Në Paris, për shembull, temperatura maksimale normale në qershor është rreth 23-24 gradë, ndërsa në ditët në vijim mund të arrijë 41 deri në 42 gradë. Çfarë është një kupolë termike? Nxehtësia intensive shoqërohet me një anticiklon të fortë, i cili krijon një “kupolë termike”. Thënë thjesht,...