Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C
Gjermania ka regjistruar temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në vend, me termometrin që arriti në 41.3 gradë Celsius në një lagje të qytetit Saarbrücken, në perëndim të vendit. Të dhënat paraprake janë bërë publike nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD). Sipas DWD-së, kjo është hera e parë që në Gjermani regjistrohet një temperaturë kaq e lartë që nga fillimi i matjeve meteorologjike. Rekordi i mëparshëm ishte 41.2 gradë Celsius, i shënuar më 25 korrik 2019. Meteorologu i DWD-së, Uwe Baumgarten, tha për AFP se temperaturat mund të arrijnë ose edhe të tejkalojnë këtë rekord gjatë ditës së shtunë, ndërsa e diela pritet të jetë dita më e nxehtë e valës së të nxehtit, me temperatura që mund të ngjiten deri në 42 gradë Celsius....
Burimi:
vizionplus.tv