Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Në një kohë që Evropa po përballet me temperatura deri në 40 gradë celsius, Selia e Komisionit Evropian është detyruar të fikë kondicionerët me arsyetimin për të kufizuar shpenzimin e lartë të energjisë elektrike. Sipas “Politiko” stafi që punon në ndërtesën Berlaymont ka marrë një mesazh ku shkruhej: “BERL — URGJENTE — Për shkak të kushteve ekstreme të motit, mbyllje e detyruar e sistemit të ftohjes së ajrit nga kati 1 deri në 7 për pjesën tjetër të ditës. Në këtë ndërtesë 13-katëshe ndodhet zyra e Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, 26 komisionerëve të saj dhe rreth 3,000 anëtarë të stafit, një pjesë e të cilëve preken nga ky udhëzim i ri. Ky njoftim shkaktoi zemërim në radhët e punonjëseve, të cilët do...