Vala e të nxehtit në Britani, shkon në 6 numri i viktimave
Gjashtë persona, përfshirë pesë adoleshentë, kanë humbur jetën në incidente të lidhura me ujin në të gjithë Britaninë e Madhe që nga dita e diel, gjatë valës së të nxehtit, sipas raportimeve mediatike të së mërkurës. Në incidentin më të fundit, policia beson se trupi i gjetur gjatë kërkimeve për një djalë 12-vjeçar, i cili u zhduk teksa notonte në një lumë në Lancashire, i përket fëmijës. BBC raportoi se ai ishte me miqtë kur hasi vështirësi në lumin Ribble, në Ribchester, rreth orës 14:00 sipas kohës lokale të martën. Që nga fillimi i valës së të nxehtit javën e kaluar, gjithsej pesë të rinj dhe një burrë rreth të 60-ave kanë vdekur në incidente të lidhura me ujin në Angli. Të hënën, gjatë festës...
Burimi:
ntv.al