Vala e të nxehtit godet frikshëm Parisin! 55 të vdekur brenda 24 orëve

Vala e të nxehtit godet frikshëm Parisin! 55 të vdekur brenda 24 orëve

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e zakonshme ditore prej më pak se 10, raportoi sot BFMTV. Sipas televizionit francez, këto të dhëna tregojnë pasojat serioze të valës së të nxehtit që ka goditur Francën, megjithëse jo të gjitha vdekjet mund t’i atribuohen drejtpërdrejt të nxehtit ekstrem. Bilanci për 24 orët e fundit nuk është përfundimtar, pasi nuk përfshin vdekjet e regjistruara nga zjarrfikësit, shërbimi SOS Doctors ose mjekët dhe infermierët në praktikat private. Nga gjithsej 55 vdekje, 25 persona vdiqën për shkak të arrestit kardiak, ndërsa 30 vdekjet e mbetura lidheshin me shkaqe të tjera. Ministria franceze e Shëndetësisë tha se ishte e shqetësuar për rritjen e numrit...