Vala e emigrantëve afrikanë drejt Spanjës, BE: Kufijtë janë përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka thënë kryeministrit spanjoll se siguria kufitare është një “përgjegjësi e përbashkët evropiane” dhe ka sugjeruar që Brukseli mund t’i ofrojë më shumë ndihmë Marokut. Kjo vjen në një kohë kur Spanja po përpiqet të kthejë personat e fundit nga dhjetëra mijëra njerëz që javën e kaluar notuan rreth kufirit ose e kaluan atë në mënyra të tjera për të hyrë në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta. Autoritetet vendosën një pengesë shtesë prej 500 metrash pranë pikës kufitare pasi mijëra persona notuan ose kaluan në këmbë përmes kësaj hyrjeje. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një takim urgjent me video-konferencë të martën (04.08.2026) për të diskutuar reagimet e mundshme. Këto ngjarje...
Burimi:
vizionplus.tv