Vajza dyvjeçare harrohet në makinë nga i ati, gjen vdekjen nga nxehtësia ekstreme
Një vajzë dyvjeçare ka vdekur nga nxehtësia në Spanjën veriperëndimore, pasi është lënë aksidentalisht në makinën e babait të saj gjatë një periudhe të nxehtë të pazakontë për stinën, e cila mund t’i çojë temperaturat në disa zona në 38 gradë Celsius. Fëmija, emri i së cilës nuk është bërë e ditur, pësoi arrest kardiak të mërkurën pasdite pasi kaloi disa orë brenda automjetit në qytetin galician të Brión, pasi babai i saj harroi ta çonte në çerdhe. Sipas raportimeve të medias, burri e kishte çuar fëmijën e tij të madh në shkollë atë mëngjes dhe kishte ndërmend ta linte vajzën e vogël në çerdhe kur u shpërqendrua nga një telefonatë. Në vend që të shkonte në çerdhe, ai shkoi në punë, duke e lënë fëmijën në makinë....
Burimi:
syri.net