Ushtria amerikane godet objektiva strategjike në Iran, përdor për herë të parë dronë detarë kamikazë
Forcat amerikane kanë kryer një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në Iran gjatë orëve të fundit, duke goditur disa zona strategjike në jug të vendit. Lajmi u konfirmua nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila njoftoi se operacioni është përmbyllur me sukses. Sipas CENTCOM, sulmet u zhvilluan në qytetet Bushehr, Chabahar, Jask, Konarak, Abu Musa dhe Bandar Abbas, me qëllim kufizimin e aftësisë së Iranit për të ndërmarrë sulme ndaj anijeve tregtare në rajon. Forcat amerikane përdorën municione me precizion të lartë për të goditur sistemet bregdetare të mbrojtjes, bazat raketore, objektet e dronëve dhe kapacitetet detare të Iranit. Sipas autoriteteve amerikane, mbi 50 mijë ushtarë amerikanë mbeten të dislokuar në Lindjen e Mesme dhe janë në gatishmëri të plotë. Ndërkohë, guvernatori i provincës...
Burimi:
vizionplus.tv