Ushtarët rusë zhduken në front, familjarët akuzojnë Putinin se po i shpall “dezertorë” për të shmangur pagesat

Ushtarët rusë zhduken në front, familjarët akuzojnë Putinin se po i shpall “dezertorë” për të shmangur pagesat

Një ushtar rus mbi një tank të braktisur rus në Izjum, në rajonin e Harkivit në Ukrainë. Fotografi ilustruese nga arkivi. Djali i Marinës u dërgua në një mision luftarak në Ukrainë më 20 korrik 2025 dhe po atë ditë i dërgoi asaj një fotografi nga fronti, së bashku me një mesazh ku i thoshte se ishte plagosur lehtë kur një dron kishte shpërthyer afër tij. Dhjetë ditë më vonë, një oficer i njësitit të tij e siguroi se ai ishte mirë dhe se do ta kontaktonte sapo t’i jepej mundësia, tha Marina për Radion Evropa e Lirë, duke kërkuar që mbiemri i saj të mos bëhej publik nga frika e pasojave nga shteti rus. Por, që atëherë ajo nuk ka marrë më asnjë lajm...