Unioni “kufizon” rrjetet sociale, Ursula von der Leyen: Këto platforma po i trajtojnë fëmijët si mall
Bashkimi Evropian po përgatit rregulla më të ashpra për rrjetet sociale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet dhe modelet që krijojnë varësi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi nga Kopenhageni se platformat sociale po ndërtojnë modele biznesi që shfrytëzojnë vëmendjen e të miturve. “Dëmet që u shkaktohen fëmijëve dhe të rinjve nga ekspozimi ndaj mediave sociale nuk janë të rastësishme, por rezultat i modeleve të biznesit që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve tanë si një mall”, tha Presidentja. Ajo shtoi se BE-ja po synon konkretisht platformat më të përhapura e më të përdorura nga të rinjtë. “Po ndërmarrim veprime kundër TikTok dhe dizajnit të tij që krijon varësi. E njëjta gjë vlen edhe për Meta-n, sepse besojmë se...
Burimi:
vizionplus.tv