Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën 7 persona, disa të tjerë të plagosur
Sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës janë intensifikuar edhe më tej, duke goditur kësaj radhe infrastrukturën logjistike në territorin rus. Shtatë persona humbën jetën dhe 49 të tjerë u plagosën pasi dronët ukrainas goditën dy magazina të kompanisë Ëildberries, platformës më të madhe të tregtisë online në Rusi. Goditja më e rëndë u regjistrua në qytetin Tambov, ku humbën jetën shtatë punonjës të turnit të natës dhe 25 persona të tjerë mbetën të plagosur. Një sulm i dytë goditi një tjetër magazinë të kompanisë në Elektrostal, pranë Moskës, duke lënë edhe 24 të plagosur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se objektivat ishin qendra logjistike të përdorura për furnizimin me komponentë të nevojshëm për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve të navigimit. Ai tha se operacionet ishin pjesë...
Burimi:
vizionplus.tv