Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion ndaj Rusisë

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka miratuar një operacion të ri 40-ditor të shërbimeve të inteligjencës, me synimin për të rritur presionin ndaj Rusisë që të ulet në tryezën e negociatave për një marrëveshje paqeje. Ai e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, pas një takimi me kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi operacionin. Sipas Zelenskyt, sulmet me dronë ndaj infrastrukturës ushtarake ruse dhe objekteve të naftës e gazit përbëjnë “sanksione të gjera” ndaj Moskës. Ndërkohë, Kremlini ka deklaruar se emisaret amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë të angazhuar në çështje të tjera, por pritet që kontaktet për Ukrainën të rifillojnë pasi ato të përfundojnë. Report by Major General Yevhenii Khmara on our...