Ukraina godet depo nafte e ura strategjike

Ukraina godet depo nafte e ura strategjike

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kryer një seri sulmesh të koordinuara ndaj objektivave strategjikë rusë, duke goditur një depo nafte në rajonin Krasnodar të Federatës Ruse, tre ura në territoret e pushtuara nga Rusia dhe një instalim radari në Krime. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë natës së 25 qershorit, njësitë ushtarake ukrainase goditën depon e naftës “Poltavska” në rajonin Krasnodar, një objekt që, sipas Kievit, përdoret për furnizimin me karburant të trupave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës. Pas sulmit është raportuar shpërthimi i një zjarri në zonën e objektit. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që depoja e naftës...