Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

Ukraina dhe Moldavia do të hedhin të hënën një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nisur zyrtarisht fazën e parë të negociatave të anëtarësimit. Takimi do të zhvillohet në Luksemburg mes zyrtarëve të lartë të BE-së dhe përfaqësuesve të dy vendeve, duke shënuar fillimin e negociatave thelbësore për integrimin europian të Kievit dhe Kishinaut. Procesi vjen pas një periudhe bllokimi politik, pasi Hungaria kishte penguar hapjen e kapitujve të parë negociues. Megjithatë, pas ndryshimeve politike në Budapest, vendet anëtare të BE-së ranë dakord unanimisht javën e kaluar për hapjen e “klasterit të parë”, i cili përfshin çështje që lidhen me sundimin e ligjit, demokracinë dhe institucionet. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, përshëndetën...