Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban
Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha sot se marrëveshja kornizë midis Izraelit dhe Libanit e nënshkruar në Uashington është “e pavlefshme”, një “poshtërim” dhe një dorëzim i sovranitetit kombëtar dhe duhet të zëvendësohet nga memorandumi Iran-SHBA. Qassem deklaroi se çdo përpjekje për të lidhur tërheqjen e Izraelit nga Libani jugor me çarmatimin e organizatës shkel “vijat e kuqe”. “U themi autoriteteve libaneze se është koha që ju të hiqni dorë nga mëkatet tuaja që po shkatërrojnë Libanin”, pohoi Qassem. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan të premten një marrëveshje kornizë trepalëshe që synon luftimin e grupit terrorist libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, pas disa ditësh bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Uashington. Sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, marrëveshja përshkruan...
Burimi:
vizionplus.tv