U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë
Një ngjarje e pazakontë në Arizona ka tronditur opinionin publik amerikan, pasi një fëmijë 18-muajsh u shpall gabimisht i vdekur, u dërgua në morg dhe disa orë më vonë stafi mjekësor zbuloi se ai ende ishte gjallë. Rasti i vogëlushit Vincent Fiordilino është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ka ngritur pikëpyetje mbi protokollet mjekësore dhe mënyrën e mbikëqyrjes në raste emergjente. Ngjarja ndodhi gjatë një feste familjare në një rezidencë në Gilbert, Arizona. Sipas hetimeve, fëmija u gjet pa ndjenja në pishinën e oborrit të shtëpisë, pasi kishte rënë pa u vënë re nga të rriturit. Hetuesit kanë bërë të ditur se të dy prindërit kishin konsumuar marihuanë gjatë festës, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë nëse kjo ka ndikuar në neglizhencën ndaj fëmijës. Pas nxjerrjes...
Burimi:
syri.net