U raportua i vdekur, piloti gjendet gjallë në xhunglën braziliane më shumë se 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit
Një pilot 72-vjeçar është gjetur gjallë pas më shumë se një dite kërkimesh në veri të Brazil, pasi avioni i vogël që ai drejtonte u rrëzua në një zonë të dendur pyjore pranë qytetit Belém. Sipas mediave lokale, piloti Altevir Edson fillimisht ishte raportuar i vdekur pas rrëzimit të avionit njëmotorësh. Dyshohet se aksidenti ndodhi pasi një shkabë goditi helikën e motorit, duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe rënie të avionit. Kur ekipet e shpëtimit gjetën mbetjet e avionit, piloti nuk ndodhej aty, çka çoi në nisjen e një operacioni të gjerë kërkimi në xhungël. Hetuesit besojnë se 72-vjeçari u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit për të kërkuar ndihmë, por humbi orientimin në pyllin e dendur. Pas më shumë se 24 orësh kërkime...
Burimi:
vizionplus.tv