U ndalua me drogë në qytetin turistik, autoritetet çeke lirojnë peshkopin rus. Reagon Moska: Provokim i qëllimshëm

U ndalua me drogë në qytetin turistik, autoritetet çeke lirojnë peshkopin rus. Reagon Moska: Provokim i qëllimshëm

Autoritetet çeke kanë liruar peshkopin ortodoks rus Hilarion, i njohur edhe me emrin e tij laik Grigory Alfeyev, pasi ai u ndalua nën dyshimet për posedim droge në qytetin Karlovy Vary, një prej destinacioneve më të njohura turistike në perëndim të Çekisë. Sipas policisë çeke, automjeti i peshkopit u ndalua pas një informacioni anonim që sinjalizonte transport të substancave narkotike. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan në bagazhin e makinës disa enë që përmbanin një substancë të bardhë, e cila pas analizave rezultoi të ishte narkotik i ndaluar, shkruan Guardian. Megjithatë, Hilarion u lirua pa akuza dhe reagoi menjëherë përmes një postimi në Telegram, duke deklaruar se ishte viktimë e një kurthi të organizuar. “Zbulimi i një substance të ndaluar nuk i jep përgjigje pyetjes kryesore –...