“U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa Zoti më dha pesë”, nëna lind pesënjakë pas 12 vitesh pritje

“U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa Zoti më dha pesë”, nëna lind pesënjakë pas 12 vitesh pritje

Një grua në Etiopi ka sjellë në jetë pesënjakë, pas 12 vitesh përpjekjesh për të pasur një fëmijë. Bedriya Adem, 35 vjeçe, lindi katër djem dhe një vajzë, raporton BBC. Sipas mjekëve, foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Jam e lumtur në një mënyrë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë”, tha nëna për BBC, duke treguar se për vite me radhë kishte kaluar periudha të vështira emocionale për shkak se nuk mund të bëhej nënë. Drejtori i spitalit, Dr. Mohammed Nur Abdulahi, bëri të ditur se lindja u krye me operacion cezarian dhe se nëna me foshnjat vazhdojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. Secili prej të porsalindurve peshon mes 1.3 dhe 1.4 kilogramë, ndërsa mjekët shprehen optimistë për shëndetin e tyre. Sipas...