U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Padova të Italisë, pasi u kap me më shumë se 1 kilogram kokainë të pastër, të fshehur në një vend sekret brenda automjetit me të cilin udhëtonte në autostradë. Arrestimi u krye nga efektivët e Padovës, në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Sipas policisë, automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë pranë zonës së shërbimit Limenella, kur u ndal për kontroll. Gjatë verifikimeve, 33-vjeçari shfaqi sjellje të dyshimta, duke u treguar tepër nervoz dhe kërkonte të largohej. Ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte destinacionin apo arsyen e lëvizjes së tij. Policët vunë re gjithashtu se shqiptari kishte krahun dhe dorën e fashuar. Ai deklaroi se plagët i kishte marrë pas një përleshjeje me...
Burimi:
vizionplus.tv