U dënua me 25 vite burg për mashtrim miliarda dollarësh me kriptomonedha, Sam Bankman-Fried kërkon falje presidenciale
Sam Bankman-Fried, ish-manjati i kriptomonedhave që aktualisht po vuan një dënim 25-vjeçar me burg, ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për falje nga Presidenti Donald Trump. Bloomberg raportoi se 34-vjeçari, paraqiti një kërkesë në Zyrën e Faljes së Departamentit të Drejtësisë. Në mars të vitit 2024, ish-“mbreti i kriptomonedhave” u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dy akuza mashtrimi dhe pesë akuza për konspiracion pas rënies së perandorisë së tij të kriptomonedhave, FTX, në nëntor të vitit 2022. Gjykata zbuloi se klientët e FTX humbën 8 miliardë dollarë, investitorët e FTX humbën 1.7 miliardë dollarë dhe huadhënësit e fondit mbrojtës Alameda Research, të cilin e themeloi Bankman-Frid, humbën 1.3 miliardë dollarë. Pavarësisht dënimit të tij, Bankman-Frid vazhdoi të argumentonte se ndjekja penale...
Burimi:
top-channel.tv