U akuzua për abuzim seksual! Drejtoresha shqiptare e bankës amerikane: S’kam lidhje. JPMorgan: Sajesa

U akuzua për abuzim seksual! Drejtoresha shqiptare e bankës amerikane: S’kam lidhje. JPMorgan: Sajesa

Chirayu Rana dhe Lorna Hajdini SHBA-Pas padisë së një ish-punonjësi të bankës amerikane JPMorgan Chase, se është abuzuar seksualisht nga drejtuesja shqiptare, Lorna Hajdini, një reagim ka ardhur nga zyrtarja dhe nga vetë institucioni financiar.  Sipas burimeve të New York Post, bëhet fjalë për Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtues në një firmë investimesh. Ai kishte ngritur një padi këtë javë, nën pseudonimin “John Doe”, ndaj Lorna Hajdini, drejtuese ekzekutive në bankën amerikane. 35-vjeçari pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale përmes presionit dhe kërcënimeve, akuza që u publikuan nga Daily Mail, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore që më pas u tërhoqën për “korrigjime”. Drejtoresha Lorna Hajdini i ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke deklaruar përmes avokatëve se ‘nuk ka pasur kurrë sjellje të papërshtatshme...