Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti
Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara. Projekti, themelet e të cilit u hodhën më 30 gusht 2021 me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ka hyrë në fazën përfundimtare të ndërtimit, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve të përafërta tashmë është përmbyllur. Kompleksi do të bashkojë në një vend të vetëm Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, duke synuar një strukturë më të centralizuar të drejtimit ushtarak dhe rritjen e aftësive të përbashkëta komanduese. I frymëzuar nga gjysmëhëna dhe ylli i flamurit turk, kompleksi është projektuar...
Burimi:
syri.net