TURQIA ORGANIZON TAKIM PUTIN-ZELENSKY
Ukraina i ka kërkuar Turqia të ndihmojë në organizimin e një takimi të mundshëm mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, në përpjekje për të ringjallur bisedimet e paqes, tha ministri i jashtëm ukrainas Andriy Sibiha. Sibiha deklaroi se kërkesa i është bërë jo vetëm Turqisë, por edhe disa kryeqyteteve të tjera, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të shqyrtojë çdo vend si mikpritës të mundshëm, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë. Sipas tij, Bjellorusia nuk është një opsion për shkak të rolit të saj si aleate e Rusisë dhe përdorimit të territorit të saj në fillimin e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Ai shtoi se Ukraina do të pranonte çdo vend neutral që mund të lehtësojë dialogun. Nga ana...
Burimi:
ntv.al