Turqia dhe Rusia nisin negociatat, pritet zgjatja e marrëveshjes së furnizimit me gaz natyror përtej vitit 2026
Ankaraja dhe Moska po zhvillojnë negociata për zgjatjen e marrëveshjeve të furnizimit me gaz natyror përtej vitit 2026, ndërsa kontratat aktuale pritet të skadojnë në fund të këtij viti, raporton Bloomberg. Ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi gjatë një forumi energjetik në Baku se kompania shtetërore turke BOTAŞ po zhvillon bisedime me kompaninë ruse Gazprom për rinovimin e kontratave të importit të gazit natyror. Sipas Bayraktarit, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për sasitë e gazit që do të furnizohen në kuadër të kontratave të reja, as për kohëzgjatjen e tyre, ndërsa negociatat vijojnë. Zhvillimi i fundit konfirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit energjetik mes Turqisë dhe Rusisë, në një kohë kur tregu evropian i gazit po pëson ndryshime të rëndësishme. Turqia mbetet një nga...
Burimi:
top-channel.tv