Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga emigrantët për të hyrë ilegalisht në BE
Autoritetet e Letonisë kanë zbuluar një tunel nëntokësor pranë kufirit me Bjellorusinë, i cili dyshohet se mund të përdorej nga emigrantët për të hyrë ilegalisht në territorin e Bashkimit Evropian. Tuneli u gjet pranë pikës së mbyllur kufitare Silene, rreth 10 metra nga gardhi kufitar. Ministri i Brendshëm letonez, Janis Dombrava, tha se ky është tuneli i parë i këtij lloji i zbuluar në Letoni. Policia, ushtria dhe rojat kufitare nisën kontrolle të tjera me pajisje elektronike për të zbuluar kalime të mundshme nëntokësore. Në javët e fundit, tunele të ngjashme janë zbuluar edhe përgjatë kufirit mes Bjellorusisë dhe Lituanisë. Tuneli u zbulua gjatë hetimit të itinerarit të ndjekur nga një grup emigrantësh të ndaluar pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin. Sipas autoriteteve, 15 persona u...
Burimi:
vizionplus.tv