Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, çfarë u diskutua

Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, çfarë u diskutua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung. Sipas një njoftimi të zyrës presidenciale të Koresë së Jugut, biseda u fokusua në rezultatet e samitit mes SHBA-së dhe Kinës, për të cilin Trump e informoi homologun e tij korean. Dy liderët diskutuan gjithashtu për zbatimin e marrëveshjes tregtare dypalëshe që është nënshkruar më herët, si dhe për situatën e paqes në Gadishullin Korean. Njoftimi nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedës.