Trump zbulon bisedën me kryeministrin e Izraelit: Nëse i them Netanyahut të bëjë diçka, ai e bën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Iranin dhe se kjo ishte një nga arsyet që e shtyu të kërkonte nga Izraeli ndalimin e sulmeve ndaj Teheranit. Në një intervistë për BBC, Trump tregoi se gjatë bisedës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu i kishte kërkuar të vepronte me “gjykim” dhe “logjikë të shëndoshë”, duke theksuar se palët janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje që, sipas tij, do të garantonte që Irani të mos zotërojë armë bërthamore. “E vetmja gjë që thashë ishte: ‘Duhet të përdorim gjykimin’. Jemi shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje shumë të fortë, një marrëveshjeje shumë të mirë. As armë bërthamore, asgjë”, u shpreh Trump. I pyetur lidhur me sulmet izraelite...
Burimi:
top-channel.tv