Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Në vitin 1993, gjatë ditëve më të errëta të luftës në Bosnje, ushtari holandez Olaf Meijer shërbente në Sarajevë si pjesë e kontingjentit holandez V7. I stacionuar për gjashtë muaj në ndërtesën e PTT-së, ai duhej të kalonte shpesh nëpër zonën e njohur si “Rruga e Snajperëve” me automjet të blinduar. Gruaja e tij kujton se motivimi kryesor i Olafit nuk ishte vetëm detyra ushtarake, por dëshira për të ndihmuar njerëzit e zënë në rrethim. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Olafi takoi një grua shtatzënë me emrin Vildana, e cila vinte rregullisht pranë ndërtesës së PTT-së. Ajo kishte pak ose aspak gjëra themelore për fëmijën që priste. Me iniciativën e tij, ushtarët holandezë arritën të sillnin pako nga Holanda, ndërsa Olafi iu kërkoi familjes dhe miqve...