Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Dy ditë pas shembjes së një akullnaje që shkaktoi përmbytje të fuqishme në Nepal dhe Tibet, autoritetet po përballen me një tjetër kërcënim serioz. Një liqen i ri është krijuar pasi një rrëshqitje e madhe dheu bllokoi rrjedhën e një lumi, ndërsa niveli i ujit po vazhdon të rritet. Përmbytjet e shkaktuara nga shembja e akullnajës kanë shkaktuar viktima, dëme të mëdha në banesa, rrugë dhe infrastrukturë. Sipas të dhënave të raportuara, 469 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1,000 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Nepal dhe Tibet, shkruan Aljazeera. Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar një pjesë të lumit dhe kanë krijuar një liqen pengues. Uji i grumbulluar pas kësaj dige natyrore mund të shkaktojë një...