Trump vendos tarifa 25% për produktet brazilian! Brazili kundërshton masat e reja tregtare

Trump vendos tarifa 25% për produktet brazilian! Brazili kundërshton masat e reja tregtare

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave shtesë prej 25% për një sërë produktesh të importuara nga Brazili.Masat do të hyjnë në fuqi më 22 korrik dhe, sipas autoriteteve amerikane, synojnë t’u përgjigjen praktikave tregtare që Uashingtoni i konsideron të padrejta ndaj kompanive amerikane. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se tarifat lidhen me barrierat që Brazili, sipas SHBA-së, u vendos kompanive amerikane të teknologjisë dhe sistemeve të pagesave, kufizimet ndaj eksporteve amerikane të etanolit, mbrojtjen e pamjaftueshme të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe trajtimin preferencial tarifor për vende të tjera. Administrata amerikane argumenton gjithashtu se zbatimi joefektiv i legjislacionit kundër shpyllëzimit të paligjshëm u krijon prodhuesve brazilianë një avantazh të padrejtë në kosto. Tarifat e reja nuk do të...