Trump urdhëron sulme ndaj Iranit, SHBA përdor për herë të parë edhe dronë detarë sulmues

Trump urdhëron sulme ndaj Iranit, SHBA përdor për herë të parë edhe dronë detarë sulmues

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake në disa zona të vendit, përfshirë provincën jugore të Khuzestanit.Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), operacioni kishte si qëllim dobësimin e aftësive ushtarake iraniane për të sulmuar anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.Autoritetet iraniane raportuan se objektivat e goditura ndodheshin pranë qytetit Ahvaz, si edhe në qarkun Andimeshk. Një predhë goditi gjithashtu një stacion pompimi uji në qarkun Mahshahr, ku humbi jetën një roje sigurie dhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Khorramshahr dhe Hoveyzeh.Një zyrtar amerikan konfirmoi se sulmet zgjatën më shumë se tre orë, ndërsa më vonë CENTCOM njoftoi se operacioni kishte përfunduar me goditjen e dhjetëra...