Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra vende!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po përgatitet të nisë një ofensivë të re tregtare, shkruan Financial Times. Presidenti amerikan mund të shpallë që këtë javë një raund të ri tarifash doganore kundër afërsisht 60 vendeve, me tarifa që variojnë nga 10% në 12.5%. Taksat pritet të hyjnë në fuqi kur të skadojë regjimi aktual i përkohshëm tarifor prej 10%, i planifikuar për në fund të javës. Masa thuhet se bazohet në një hetim mbi praktikat e punës së detyruar, një dredhi për të shmangur përdorimin e kompetencave të emergjencës që tashmë janë rrëzuar nga Gjykata Supreme e SHBA-së. Hetimi, i nisur në mars sipas Seksionit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974 (një ligj amerikan që autorizon Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së të hetojë praktikat...
Burimi:
vizionplus.tv