Trump synon të pezullojë taksën federale të benzinës mes rritjes së çmimeve të karburantit

Trump synon të pezullojë taksën federale të benzinës mes rritjes së çmimeve të karburantit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se synon të pezullojë taksën federale të benzinës për “një periudhë kohe” dhe ta rikthejë gradualisht kur çmimet e karburantit të bien, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten mes luftës me Iranin. “Po, do ta heqim taksën e benzinës për një periudhë kohe dhe kur çmimet të ulen, do ta rikthejmë gradualisht. Po, do të bëjmë diçka për këtë”, tha Trump në një intervistë telefonike për CBS News. Pezullimi i taksave federale të akcizës, që janë 18.4 cent për gallon për benzinën dhe 24.4 cent për gallon për naftën, do të kërkojë miratim nga Kongresi i SHBA-së. Deri tani, Kongresi nuk ka treguar shumë interes për pezullimin e tyre për të ulur kostot e karburantit. Çmimet e...