Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër, mund të takohem me liderin suprem të Iranit nëse ka marrëveshje

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër, mund të takohem me liderin suprem të Iranit nëse ka marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë konfliktin me Iranin “qoftë ushtarakisht, qoftë në letër”, duke iu referuar bisedimeve të paqëndrueshme me Teheranin. Ai gjithashtu la të kuptohet se mund të takohet me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, “nëse kjo do të shërbente për ta arritur një marrëveshje”. “Ne do të fitojmë, sido që të vijë puna”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten vonë. “Do të jetë ose ushtarakisht, ose në letër”, shtoi ai. Trump tha gjithashtu se nuk ndien dëshirë të takohet me Khamenein, i cili nuk është parë që nga shpërthimi i dhunës më 28 shkurt dhe për të cilin besohet se është plagosur rëndë gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite. Megjithatë, Trump shtoi...