Trump ‘rindez betejën’ me Papën: Po rrezikon shumë katolikë në botë
trump-papa SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish publikisht Papa Leone XIV duke thënë se ai po rrezikon shumë besimtarë katolikë në botë. Trump e nisi përplasjen e tij me Papa Leon XIV vetëm disa ditë para një takimi midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe udhëheqësit katolik të lindur në SHBA. Lideri i Shtëpisë së Bardhë e ka sulmuar vazhdimisht 70-vjeçarin që nga nisja e sulmeve kundër Iranit më 28 shkurt, i tërbuar nga thirrjet e Leos për paqe dhe përfundimin e konfliktit. Papa Leo nuk është ngurruar të kundërpërgjigjet në mënyrën e tij, duke u ankuar për faktin se bota po “shkatërrohet nga një grusht tiranësh” pa përmendur ndonjë figurë të veçantë. I indinjuar nga thirrjet e përsëritura të udhëheqësit katolik për paqe, Trump u ashpërsua gjatë një interviste...
Burimi:
zeri.ai