Trump rikthen sulmet ndaj shteteve dhe Kongresit, “inspektorët” e tij të rinj gati të nxisin kaos

Trump rikthen sulmet ndaj shteteve dhe Kongresit, “inspektorët” e tij të rinj gati të nxisin kaos

Edhe pse shumë janë tronditur nga sulmet e Donald Trump ndaj institucioneve që garantojnë balancën e pushteteve, besimi në integritetin e sistemit zgjedhor amerikan mbështetet në një parim të fortë kushtetues: në SHBA është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet të administrimit të zgjedhjeve, pikërisht për të shmangur ndërhyrjet e qeverisë federale. Ndërsa çdo ndryshim me ndikim kombëtar në procesin zgjedhor mund të miratohet vetëm nga Kongresi. Me fjalimin e mbajtur një natë më parë, që konsiderohet vetëm fillimi i një fushate ndërhyrjesh mbi procesin zgjedhor, Trump sulmoi një sërë institucionesh, nga shërbimet sekrete deri te gazetarët, të cilët i akuzoi se paguhen nga Pekini, por objektivi kryesor ishte dobësimi i dy shtyllave kushtetuese që kufizojnë pushtetin e tij: shtetet dhe Kongresi. Shënjestra e parë ishte...