Trump prezanton avionin 400 milionë dollarë të dhuruar nga Katari për flotën Air Force One
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar zyrtarisht avionin e ri Boeing 747-8 që iu dhurua SHBA-së nga qeveria e Katarit për t’u përdorur në flotën presidenciale Air Force One. Avioni luksoz, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, është modifikuar nga Forcat Ajrore amerikane për të përmbushur standardet e sigurisë dhe komunikimit presidencial. Sipas autoriteteve ushtarake, janë kryer përmirësime në sistemet e sigurisë, komunikimet e misionit, mbështetjen logjistike dhe teknologjinë e avancuar, ndërsa çdo rrezik i mundshëm nga përdorimi i mëparshëm është neutralizuar. Gjatë një ceremonie në Bazën e Përbashkët Andrews, Trump e cilësoi avionin si një “Shtëpi të Bardhë fluturuese” me një nivel luksi të paprecedentë. Ai vlerësoi cilësinë e materialeve, motorëve dhe përpunimit të brendshëm, duke falënderuar gjithashtu Emirin e Katarit...
Burimi:
javanews.al