Trump: Pezullimi 20-vjeçar i programit bërthamor të Iranit, do të ishte i mjaftueshëm!
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje se do ta konsideronte të pranueshëm një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit, duke sinjalizuar një zbutje të qëndrimit të mëparshëm të SHBA-së, që kërkonte ndërprerje të përhershme të pasurimit të uraniumit nga Teherani, raportoi BBC. Duke folur me gazetarët në bordin e “Air Force One” pas takimit në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, Trump theksoi se “20 vjet janë të mjaftueshme”, por shtoi se duhet të ketë “garanci reale” që Irani do ta respektojë marrëveshjen. Deklarata vjen ndërsa negociatat për armëpushim dhe marrëveshje bërthamore mbeten të bllokuara. Sipas raportimeve, Pakistani po luan një rol ndërmjetësues mes palëve, por propozimet e fundit janë refuzuar nga të dyja anët. Media iraniane raportoi se Teherani ka propozuar ndalimin e...
Burimi:
vizionplus.tv