Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje ose do t’i zhdukim përgjithmonë
Presidenti amerikan, Donald Trump, është shfaqur i rezervuar ndaj propozimit më të fundit të Iranit, duke theksuar se, pavarësisht disa hapave përpara, arritja e një marrëveshjeje nuk është e sigurt. Sipas Axios, Trump deklaroi se pala iraniane duket e gatshme për të arritur një marrëveshje, por përgjigjja e saj nuk përmbush plotësisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara. “Duam të arrijmë një marrëveshje, por nuk jam i kënaqur me përgjigjen e tyre. Kanë bërë progres, por nuk jam i sigurt nëse do të arrijnë ndonjëherë një marrëveshje”, u shpreh ai. Duke folur për gazetarët, Trump paraqiti dy opsionet që, sipas tij, ka Uashingtoni përballë Teheranit; arritjen e një marrëveshjeje ose përshkallëzimin ekstrem të konfliktit. Megjithatë, ai nënvizoi se preferon një zgjidhje diplomatike. “Nga ana humanitare, do...
Burimi:
vizionplus.tv