Trump për negociatat në Doha: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli pozitivisht për negociatat në vazhdim me Iranin, duke deklaruar se bisedimet po “shkojnë shumë mirë” dhe duke iu referuar takimeve në Doha. Duke folur me gazetarët në Bazën e Përbashkët Andrews, presidenti i SHBA-së pohoi se Teherani ka ndryshuar ndjeshëm qëndrimin e tij. “Irani ka bërë shumë përparim”, tha ai, duke shtuar se “ne i goditëm shumë fort javën e kaluar”. Trump gjithashtu përsëriti qëndrimin e fortë të Uashingtonit mbi programin bërthamor të Teheranit, duke theksuar se “çështja është shumë e thjeshtë: Irani nuk mund të pajiset me një armë bërthamore”. Në të njëjtën kohë, Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, argumentoi se negociatat dhe marrëveshjet e fundit kanë filluar të japin rezultate të prekshme ekonomike për vendin. Sipas agjencisë gjysmëzyrtare...
Burimi:
vizionplus.tv