Trump për marrëveshjen me Iranin: Ose do të jetë e shkëlqyer ose nuk do të ndodhë

Trump për marrëveshjen me Iranin: Ose do të jetë e shkëlqyer ose nuk do të ndodhë

Donald Trump ka deklaruar në platformën e tij në “Truth Social” se çdo marrëveshje e mundshme me Iranin duhet të jetë “e shkëlqyer dhe thelbësore”, duke theksuar se në të kundërt nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Ai shtoi se një marrëveshje e re nuk do të ngjajë me atë të arritur gjatë presidencës së Barack Obamës. Sipas Trump, marrëveshja e mëparshme për programin bërthamor të Iranit, e njohur si JCPOA (Marrëveshja bërthamore me Iranin), ishte “e dëmshme” dhe, sipas tij, i hapte rrugë Iranit drejt armëve bërthamore. Trump theksoi se çdo marrëveshje e re me Teheranin duhet të jetë “krejt e kundërta” e JCPOA-së dhe nuk do të pranojë kompromis që, sipas tij, rrezikon sigurinë amerikane. “Do të jetë ose një marrëveshje e madhe...