Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një shtet të izoluar që strehon operacione ushtarake!

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një shtet të izoluar që strehon operacione ushtarake!

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “nuk do të tolerojnë një shtet të izoluar dhe armiqësor” si Kuba, duke akuzuar Havanën se lejon aktivitete ushtarake, spiunazhi dhe terroriste të huaja shumë pranë territorit amerikan. Duke folur për situatën në Kubë, Trump tha se Uashingtoni nuk do të ndalet derisa populli kuban të arrijë “lirinë”. “SHBA nuk do të tolerojë një shtet të izoluar që strehon operacione ushtarake, spiunazhi dhe terroriste vetëm 90 milje nga territori amerikan. Nuk do të qetësohemi derisa populli i Kubës të ketë liri”, u shpreh ai. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur administrata amerikane ka shtuar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Kubës, përfshirë edhe qëndrime të ashpra nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili ka propozuar...