Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i referohet gjatë fjalimit të tij të enjten disa informacioneve të reja të deklasifikuara lidhur me pretendimet për plane të fuqive të huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. Sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, presidenti amerikan do të përdorë fjalimin për të paraqitur prova dhe materiale që janë bërë publike së fundmi pas deklasifikimit. Sipas të njëjtave burime, këto të dhëna tregojnë se kanë ekzistuar plane nga jashtë Shteteve të Bashkuara me synim ndërhyrjen ose ndikimin në garën presidenciale të vitit 2020. Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e dokumenteve, vendet që pretendohet se janë përfshirë apo mënyrën se si ishte planifikuar...