Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme nëse Irani refuzon marrëveshjen

Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme nëse Irani refuzon marrëveshjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me sulme të “një niveli dhe intensiteti shumë më të lartë”, nëse nuk pajtohet me një marrëveshje paqeje, për të cilën raportohet se të dyja palët janë afër. Mediat amerikane raportuan më 6 maj se Teherani dhe Uashingtoni janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një memorandum njëfaqësh, që do t’i jepte fund luftës në Gjirin Persik. Axios raportoi se marrëveshja do të përfshinte zotimin e Iranit për moratorium për pasurimin e uraniumit, pajtimin e Shteteve të Bashkuara për heqjen e sanksioneve dhe lirimin e miliarda dollarëve fonde të ngrira iraniane, si dhe heqjen nga të dyja palët të kufizimeve për anijet që lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Trumpi duket se e konfirmoi se...