Trump para vizitës në Pekin: Iranin e kemi nën kontroll. Nuk kemi nevojë për ndihmë nga Kina

Trump para vizitës në Pekin: Iranin e kemi nën kontroll. Nuk kemi nevojë për ndihmë nga Kina

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të zhvillojë një “bisedë të gjatë” me presidentin kinez Xi Jinping për luftën me Iranin gjatë vizitës së tij në Pekin, por theksoi se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund konfliktit. Duke folur për gazetarët para nisjes nga Shtëpia e Bardhë, Trump u shpreh i bindur për pozicionin amerikan në përballjen me Teheranin. “Nuk mendoj se kemi nevojë për ndihmë me Iranin. Do ta fitojmë në një mënyrë ose në një tjetër. Do ta fitojmë në mënyrë paqësore ose jo”, tha Trump. I pyetur për mesazhin që do t’i japë Xi Jinpingut lidhur me Iranin, presidenti amerikan tha se lideri kinez ka mbajtur një qëndrim korrekt deri tani. “Mendoj se ai ka...