Trump nuk i del inati me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë. Tërheqja e trupave nga bazat italiane? Ende po e shqyrtoj

Trump nuk i del inati me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë. Tërheqja e trupave nga bazat italiane? Ende po e shqyrtoj

Në një bisedë telefonike ekskluzive me Corriere della Sera të shtunën në mëngjes, presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentonte mbi zhvendosjen e trupave nga Gjermania, potencialisht drejt krahut lindor të NATO-s, ndërsa konfirmoi se “ende po shqyrton” mundësinë e zhvendosjes së trupave nga bazat italiane. I pyetur pse kishte publikuar ditët e fundit në Truth Social një artikull të vjetër të Salvinit, presidenti u përgjigj: “Sepse më dukej i përshtatshëm”. Për kryeministren Giorgia Meloni, një ditë pas vizitës në Romë të sekretarit të tij të Shtetit, Marco Rubio, Trump përsëriti: “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të. Dhe unë kam qenë gjithmonë për Italinë, ashtu si edhe vendi im”. Korrenspondenti i Corriere i kujtoi Presidentit se Italia mund të ofrojë anije çminuese...